Zbulohet shuma e sekuestruar në Portin e Durrësit

AKTUALITET


Zbulohet shuma e paundeve të sekuestruara mbrëmjen e kaluar në Portin e Durrësit.

Policia njofton se ka sekuestruar 86 740 pafund, te fshehura në një furgon, ndërsa është arrestuar shoferi.


Njoftimi i policise: 

Policia Kufitare në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoriteteve doganore, parandalojnë dhe godasin në Port, Durrës, një rast të mosdeklarimit të një shume parash në paund.

Sekuestrohen 86.740 paund.

Shërbimet e Polcisë Kufitare në bashkëpunim me seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës dhe autoritet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontrroll të imtësishëm, një furgon mallërash që vinte nga Italia, me drejtues shtetasin E. H.




Skip to toolbar