Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) ka zbritur në tokën shqiptare mbrëmjen e së martës (27 shkurt). Në vizitën e parë të presidentit ukrainas në Tiranë, në një kohë kur vendi i tij luftohet nga Rusia, Presidenti do të marrë pjesë në Samitin që mbahet këtë të mërkurë(28 shkurt) në fokus të të cilit është lufta dhe mbështetja për Kievin.
Zelenski u prit në aeroportin e Rinasit nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani i cili e konsideroi vizitën e preisdentit ukrainas, si një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për të qëndruar në solidaritet me Ukrainën në luftën e sja heroike kundër agresionit rus.
“I nderuar për të pritur në Tiranë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për të qëndruar në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit rus”, shkruan Hasani në rrjetin social Facebook.