“Zemërimi të mos përdoret si mjet dhune”, reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të KiE për protestat

AKTUALITET


Sekretar i Pergjithshem i Keshillit te Europës: Nga Parisi në Milano, nga Brukseli në Tiranë, protestat në Evropë janë përhapur me shpejtësi të madhe. Pabarazia. Arsimi. Strehimi. Mungesa e perspektivave.

Ndjesia se nuk po dëgjohen. Dhe, mes protestave paqësore, u shfaq edhe dhuna. Ndërtesa publike të sulmuara. Dyqane të plaçkitura. Njerëz të lënduar nga të gjitha palët. Kjo i dëmton, para së gjithash, ata që marshuan në mënyrë paqësore.

Mesazhi i tyre humbet. Zemërimi u përket atyre. Ai nuk duhet të shndërrohet në mjet politik të askujt. Ai meriton një përgjigje. Tani, tundimi do të jetë që të përgjigjemi vetëm përmes masave të sigurisë. Kështu, siguria demokratike shndërrohet në një “demokraci të sigurisë”. Pyetjet e tyre janë tashmë në thelb të Paktit të Ri Demokratik për Evropën./abcnews.al



Skip to toolbar