“Zero shanse për qeveri teknike”, Klosi: Përgjigja për vandalizmin në Kuvend do të jetë siç e meritojnë vandalët

Më të fundit


Vetëm politikë nuk mund të quhet sjellja e opozitës në kuvend. Ka qenë ky komenti që Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi gjatë takimi që zhvilloi në Shkodër në Asamblenë e zgjeruar të kësaj force politike.

“Ajo që ndodhi në Parlament është vepër penale në opinionin e të gjithëve. Është dëmtim i pronës shtetërore dhe rrezikim i jetës jo vetëm së kryetares së Parlamentit, por edhe rrezikimi i djegies së Parlamentit”, tha Klosi për mediat.

“Veprimi hyn në vandalizëm, prandaj përgjigja do të jetë si për vandalët”.

I pyetur për qeveri teknike, Klosi u shpreh se nuk ka vend për këtë çështje. “Kërkesa e tyre është të iki Edi Rama se me Edi Ramën ata nuk fitojnë dot. Edhe në fakt kjo nuk është më problemi i PS, duhet të jetë problemi i tyre që nuk arrijnë të gjejnë dot asnjë mundësi për t’u përballur me Edi Ramën dhe PS. KËshtu që në këto kushte ne kemi vetëm një mundësi, forcimin e PS, organizimin e saj dhe kërkesën që jo vetëm të fitojmë në 2025, por të fitojmë bindshëm. Nuk ka besoj asnjë shans që të hapet ky diskutim”.

Në deklaratën për mediat, dhënë pas takimit në Shkodër, Klosi shtoi se PS ka nisur tashmë organizimin e saj nga qendra në bazë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku synohet mandati i katërt qeverisës.

“Këtë periudhë e kemi titulluar PS 2030 për Shqipërinë 2030, ku po fillojmë zyrtarisht fushatën tonë elektorale, për përgatitjen e strukturave tona, që kur të nisë fushata e shpallur nga KQZ në të jemi të përgatitur në të gjithë territorin, për të pasur një rezultat shumë të thellë fitues në zgjedhjet e 2025, jo vetëm për të fituar por edhe për të garantuar një shtrat shumë të fortë për vizionin e kësaj partie, Shqipëria europiane 2030”.



Skip to toolbar