Zëvendëskryetari i parlamentit të Malit të Zi: Mbështetja nga Shqipëria dhe Kosova s’ka munguar, por duhet më shumë bashkëpunim ekonomik

Më të fundit


Zëvendëskryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikoll Camaj, në emisionin “Real Story” në ABC News, përtej situatës politike, ekonomike në Mal të Zi, u ndal edhe tek marrëdhëniet me Tiranën dhe Prishtinën.

Gjatë kësaj interviste, Camaj, tha se mbështetja nga Kosova dhe nga Shqipëria nuk ka munguar asnjëherë. Por theksoi se tashmë rëndësia duhet të vendoset tek bashkëpunimi ekonomik, ndërsa theksoi se ka pak investues nga Kosova dhe Shqipëria në Mal të Zi.

I pyetur lidhur me mungesën e një ndoshta, një prezence më të madhe të Tiranës dhe Prishtinës për këtë çështje, Camaj u shpreh:

“T’ju them të drejtën bashkëpunimi me shtetet amë, se ne me Kosovën jemi shumë të afërt meqë e kemi ndarë fatin me dekada, kemi jetuar në një shtet të përbashkët. Ne kemi patur përkrahje në atë kohë nga Kosova, nga Shqipëria në arsimimin e të rinjve dhe ata kurrë nuk mund ta harrojmë. Faktikisht kanë bërë për popullin e vet, por nuk e di çdo kishte ndodhë në Kosovë sikur të mos hapeshin dyert e Shqipërisë. Dhe ana tjetër, sikur të mos ishin universitetet e Kosovës në atë kohë unë kam frikë se në Mal të Zi as nuk do të flitej shqip sot. Kështu që, ajo që ka patur më së tepërmi nevojë populli shqiptar në atë kohë është realizuar është mbështetur por me kohë nevojat ndërrojnë.

Tani duhet të flasim edhe për bashkëpunimin ekonomik, ne shumë pak kemi investues nga Kosova apo nga Shqipëria në Mal të Zi. Në Mal të Zi ka hapësirë ka mundësi biznesmenët e fuqishëm shqiptarë dhe kosovarë, të vijnë të na bëjnë të ndihemi edhe më të fuqimisht edhe ekonomikisht. Sepse pavarësia ekonomike është hapi i parë që të jep siguri që të bësh edhe kërkesa të tjera”./abcnews.al/



Skip to toolbar