“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, ka publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhin e dytë për zgjedhjet e 11 majit.
Në sondazhin e dytë janë pyetur mbi 8400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë.
Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri.
Skenari shoqëror-politik kombëtar
Në pyetjen në sondazh cilat janë sipas jush, problemet kryesore të vendit, shqiptarët i janë përgjigjur;
Kriza ekonomike/ Inflacioni – 19,2 %Papunësia/ mungesa e punës – 16,2 %Pensione të ulëta – 13,4 %
Emigracioni – 12,2 %
Varfëria – 9,9 %
Korrupsioni – 8,3%
Paga të ulëta – 8,3%