Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se do të ishte e pandershme që në rast fitoreje, Partia Demokratike të mos përfshijë në qeverisje koalicionin e sotëm opozitar.
Mediu theksoi se në karrierën e tij politike, asnjëherë nuk ka përdorur politikisht punonjësit e administratës.
Fatmir Mediu: Nuk kam përdorur asnjëherë politikisht punonjësit e administratës. Përpiqem që të ofroj në Partinë Republikane njerëz të rinj dhe nuk kam ecur me filozofinë e imponimit.
Në kohën e qeverisë së PD-së u bashkua me ne në qeveri edhe Partia Agrare, që ishte e nevojshme. Kam punuar me Sabri Godon, një njeri që vinte interesin kombëtar mbi atë partiak dhe një shtetar si Sali Berisha.
Do të ishte e pandershme që në rast fitore Partia Demokratike të mos përfshijë në qeverisjen koalicionin e sotëm opozitar.
Roland Lami: Sot është kthyer në problem fakti sesi do të veprojnë partitë e djathta, nëse dalin me një listë si kamp opozitar. Zoti Meta po flet më shumë sesa Basha, duke luajtur rol për opozitën.