Zgjedhjet e pranverës/ Leka: Partitë e reja stimulojnë garën. Lami: Vota e diasporës nuk do të sjellë surpriza të mëdha

Më të fundit


Pak muaj para zgjedhjeve, listat e hapura duket se do të ftojnë më shumë votues të bëhen pjesë e procesit.

Analisti Martin Leka, i ftuar në ‘ Real Story’ u shpreh se ky sistem duhet të implementohet në zgjedhjet e reja.

Sipas tij, prezenca e partive të vogla është gjë e mirë sepse ofron mundësi zgjedhjeje. Leka u shpreh se amendamenti i propozuar nga PD është një hile.

“Do plaket në pushtet Edi Rama, do plaket edhe Berisha dhe më pas do hapet sistemi. Ky është një informacion i rëndësishëm sepse kemi qenë të painformuar në fillim. Rreth 100 deputet do të dilnin nga listat e mbyllura, ndërkohë është e kundërta. Kemi një sistem 30 % të hapur, ndërkohë që politika duhet të punojë ta integrojë këtë sistem në zgjedhjet e tjera. Nuk ka sistem perfekt. Këto partitë e reja kanë alternativa ndryshe. Problemi është që tani ka një shpresë jo vetëm garën prej partive, por edhe për sistemin është një gjë shumë e mirë sepse ka një mundësi zgjedhje. Ka një paralelizëm me thyerjen e hersit nga disa deputetë. Kjo tregon që do të ketë garë dhe e stimulon garën. PD ka ndrojtje dhe me ngjarjen e sotme që do të fus një amendament është një hile, të votojnë dhe ata që nuk kanë një mjet identifikimi.”

Analisti Roland Lami parashtroi disa argumenta lidhur me faktin se vota e emigrantëve nuk do të jetë determinante në këto zgjedhje. Sipas tij, votuesi potencial i përket moshës mbi 40 vjeç dhe kanalizohen në dy partitë kryesore.

“Është hera e parë që ndodh dhe ka justifikime nga partitë e mëdha sepse është një votë e pakontrolluar. Nëse ndjekim numrin e regjistrimeve, i bie rreth 25-26 mandate dhe mund të përmbysin apo të surprizojnë pozitat e të dy partive kryesore. E treta, pse ka pak gjasa që t’i rrëzohen pozitat dy partive të mëdha vjen nga fakti që të rinjtë që përbëjnë potencialin e votuesve kanë një pjesëmarrje të ulët në Shqipëri, por edhe jashtë. E ul shumë mundësinë e interesit, jo vetëm për faktin që të rinjtë nuk votojnë, por edhe për humbjen e kontaktit. Votuesi mbi 40 është potencial dhe kanalizohet tek dy partitë kryesore. Nuk besoj se do të kemi ndonjë surprizë të madhe.”, shtoi ndër të tjera Lami.



Skip to toolbar