Zgjedhjet e pranverës/ Minxhozi: Partitë në Shqipëri janë mishmash idesh dhe interesash, garojnë me figura jo me platforma

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në ‘Real Story’, u shpreh se zgjedhjet e pranverës nuk do të përmbysin apo do të realizojnë rotacion politik. Sipas tij, partitë në Shqipëri janë një mishmash idesh, interesash dhe tezash dhe se ato garojnë si figura dhe emra, por jo si përplasje platformash.

“Zgjedhjet tek ne kanë përfaqësuar një zhvillim që mund të prish shumë punë ndërkohë mund të rregullojë fare pak. Në qoftë se nuk flasim për përmbysje ose rotacione ekipesh partish, platformash, ndasisë ideologjike dhe unë nuk mendoj që mund të ndodh diçka e tillë.

Përveç të tjerave që partitë në Shqipëri janë një mishamash idesh, interesash, tezash dhe platformash që i ka humbur çdo ndarje rreth politikave ku e djathta përdoret për pensionistët, e majta ruan oligarkët dhe flirton me ata që janë kapitali i madh në vend.

Jemi në një situatë ku palët nuk do të garojnë në bazë të asaj që ato mbrojnë si pikëpamje filozofike të shtetit, por do garojnë si figura si emra, si kandidatë konkret që duan të marrin atë fshat apo qytet, por jo si platforma që përplasen për të sotmen dhe të ardhmen. Këto zgjedhje kanë një potencial të madh për të bërë dëm për ato që nuk shkojnë mirë.

Kemi provuar gjithmonë që vitet zgjedhore janë vite të tensionuara, sepse kjo lidhet dhe me menaxhimin e votave se sa do të zgjasë numërimi i votave. “ / abcnews.al



Skip to toolbar