Zgjedhjet në Kosovë, Mediat serbe citojnë Kurtin: Dialogu jo prioritet kryesor

KOSOVA


Zgjedhjet në Kosovë një vëmendje të madhe nga mediat në Serbi. Mediat kryesore serbe kanë shkruar se Lista Serbe, partia që përfaqëson serbët në Kosovë, ka arritur të marrë 10 komunat që banohen prej serbëve.

Ky zhvillim, fitorja në dhjetë komuna nga ana e partisë kyçe serbe në Kosovë, ka gjetur më tepër hapësirë në mediat serbe.


“Kurir” ka cituar Kurtin, duke thënë se kandidati për kryeministër i Kosovës ka deklaruar se zgjedhjet ishin referendum dhe se dialogu me Serbinë nuk është një prioritet kryesor i qeverisë së re në Prishtinë.

“Këto nuk ishin zgjedhje, por ishin referendum. Ky ishte referendum i popullit të Kosovës kundër plaçkitjes dhe pushtimit të brendshëm të Kosovës pas luftës”, ka deklaruar Kurti për simpantizantët e tij.

Kurti ka falënderuar në mënyrë të veçantë diasporën, për shkak se shumë prej tyre erdhën pikërisht për zgjedhje




Skip to toolbar