Zgjedhjet në RMV, Hasani: Përshëndes rezultatin historik të shqiptarëve, e ardhmja drejt BE

AKTUALITET


Ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në rrjetin social “X” ka përshëndetur rezultatin e shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit në Maqedoninë e Veriut.

Në postimin e tij, ministri Hasani shprehet se e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët, bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave dhe se e ardhmja është drejt Bashkimit Europian.


“Përshëndes rezultatin historik të shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit 2024 në Maqedoninë e Veriut. Për të gjithë ne, e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë. E ardhmja lëviz vetëm në një kah: drejt Bashkimit Europian dhe familjes së vendeve demokratike”, shkruan Hasani në “X”.

Ndërkohë nga zgjedhjet e ditës së djeshme në RMV opozita e drejtuar nga Hristian Mickoski doli fituese. Socialdemokratët e Dimitar Kovaçevskit, që kanë qeverisur vendit gjatë viteve të fundit, pësuan një disfatë të rëndë si në zgjedhjet për parlamentin e ri ashtu edhe për presidentin e Maqedonisë së Veriut.

Një rezultat të mirë ka shënuar koalicioni i partive shqiptare “Fronti Europian” që kryesohet nga BDI e Ali Ahmetit. Në vend të katërt renditet një tjetër koalicion partish shqiptare. Bëhet fjalë për koalicionin VLEN

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ishte 53 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 46.31.




Skip to toolbar