Në universitetet publike të vendit u zhvilluan sot zgjedhjet akademike për rektor, dekanë dhe për senatin akademik.
Në Universitetin e Tiranës u rizgjodh rektor Artan Hoxha, në Fakultetin e Mjekësisë rektor u zgjodh prof. Xheladin Draçini me shumicë absolute.
Në Universitetin e Arteve rektor u zgjodh Erald Bakalli, tek Politekniku është zgjedhur rektor prof. Akil Fundo, në Universitetin Bujqësor u rizgjodh Fatbardh Sallaku, ndërsa tek Universiteti i Sporteve do të jetë sërish rektor edhe për 4 vite të tjera Agron Kasa.
Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër u zgjodh rektor Tonin Gjuraj, në Universitetin “Fan Noli” Korçë u zgjodh rektor i ri Lorenc Ekonomi, ndërsa Aurela Saliaj u zgjodh rektore e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.
Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës mandatin 4-vjeçar për rektor të këtij universiteti e ka fituar pedagogu dhe ish-dekani Shkëlqim Fortuzi.
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zgjodh rektore Elvira Fetahu dhe në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Jaho Canaj.
Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 16:00.