Zgjedhjet parlamentare 2025/ Relacioni i KQZ, Tiranës i shtohet një mandat, një i hiqet Korçës

Më të fundit


Ditën e sotme është publikuar relacioni i KQZ-së për caktimin e mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Në varësi të numrit të popullsisë Tirana shkon me 37 mandate deputetësh nga 36 që kishte në zgjedhjet e kaluara parlamentare ndërsa Korça do të ketë 10 nga 11 mandate që kishte në zgjedhjet e 2021.
Numri total i shtetasve 4627824 është pjesëtuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 33056 si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati.

Mandatet për zgjedhjet 2025:
Berat 7 mandate
Dibra 5 mandate
Durrës 14 mandate
Elbasani 14 mandate
Fieri 16 mandate
Gjirokastra 4 mandate
Korça 10 mandate
Kukës 3 mandate
Lezhë 7 mandate
Shkodër 11 mandate
Tirana 37 mandate
Vlora 12 mandate
Totali 140 mandate – 4627824 shtetas në 2024



Skip to toolbar