Zgjedhjet, Yuri Kim takon kryesuesit e listave të PD e PS në Shkodër

Më të fundit


Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka vizituar këtë të martë qytetin e Shkodrës, ku është takuar me kryesuesit e listave të kandidatëve, të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.

Fillimisht, Kim ka zhvilluar një takim me Helidon Bushatin, në zyrat e PD në Shkodër.

Pas përfundimit të këtij takimi, ajo është zhvendosur për në selinë e PS, ku është pritur nga kryesuesja e listës së qarkut Shkodër, Edon Bilali. Në këto takime, kryefjala ka qenë zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se para disa javësh, Kim zhvilloi një takim me drejtuesit e qarqeve të PD dhe PS në Elbasan, ku u diskutua pikërisht për zgjedhjet parlamentare të prillit.



Skip to toolbar