Zgjedhorja dështoi sërish/ Salianji: Teatër, do përpiqen të blejnë vota për zgjedhje kushtetuese

Më të fundit


TIRANË- Komisioni i reformës zgjedhore dështoi ende pa nisur. Përfaqësues të Foltores, me zhurmues me vete, krijuan një situatë kaosi dhe tensioni në komision duke e pamundësuar zhvillimin normal të mbledhjes.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, u shpreh se mazhoranca nuk e do reformën zgjedhore.

” E pamë sot një teatër të pështirë. E patë teatrin dhe nënqeshjen e mazhorancës. Nuk duan reformë zgjedhore. Praktikisht thanë qartë se do përpiqen të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese. Kjo është situata, kjo është pengmarrja që u kanë bërë, disa përfaqësuesve të PD, që kanë dalë edhe me vota të demokratëve, ky është regjimi që kemi”,  tha  Salianji.



Skip to toolbar