“Zgjohet” AKU: Bllokon 194 kilogramë produkte të skaduara në një market

AKTUALITET


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar mesditën e të Premtes, se pas denoncimit të një konsumatori në rrjetin Facebook të autoritetit, ka ndërmarrë një kontroll që ka sjellë bllokimin e produkteve të skanduara të tregtuara nga një market në zonën e Kamzës.

Ndryshe nga herët e tjera AKU në njoftimin e saj ka bërë publik jo vetëm produktet bllokuara, afati i përdorimit të cilave u kishte skaduar, por edhe operatorin tregtar “Market Geni”.

Sipas AKU, operatori tregtar nuk ka paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për blerjen e produkteve, planin e vetëkontrollit, cfarë sipas këtij aturiteti, ka sjelle konfiskimin e produkteve të skaduara dhe gjobitjen me 800,000 lekë subjektin që i tregtonte ato.

74 litra vaj ulliri të skaudara në Dhjetorin e 2017, 45 kanaçe birre të skaduara në Maj të viti 2018 si dhe produkte të tjera si karamele, çokollata, qumësht, ujë, lëngje frutash dhe bulmete të tjera.

Sipas institucionit që sigurinë ushqimore e vlerëson sfidë të përbashkët me konsumatorët, ndryshimet e ardhshme në Kodin Penal, do të rrisin masat ndëshkimore duke e cilësuar vepër penale trëgtimin e produkteve me afat të skaduar përdorimi, dhe si e tillë do të ndëshkohet.  



Skip to toolbar