Zhduket 38-vjeçarja shqiptare në Athinë

AKTUALITET


Një 38-vjeçare shqiptare në Athinë ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, Ermalda Arapi ka dalë nga shtëpia e saj në Athinë më 18 maj dhe që prej asaj dite nuk është parë më.

Autoritetet janë njoftuar për zhdukjen e Arapit ditën e djeshme dhe tashmë ato janë mobilizuar për ta gjetur.

Ermalda kas gjyrë kafe, është e gjatë 1.73m dhe ka përmasa trupore normale. Sipas një njoftimi që është bërë nga autoritetet, jeta e saj është në rrezik.

“Nëse dini diçka, kontaktoni shërbimin Silver Alert, 24 orë në ditë, në Linjën Kombëtare SOS 1065,” thuhet në njoftim.



Skip to toolbar