Zhduket recepsionisti në Dhërmi/ Autori i dyshuar në kërkim për ndërtim pa leje, dyshohet se është arratisur drejt Greqisë

AKTUALITET


DHËRMI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Dhërmi. Një recepsionist hoteli, është shpallur i zhdukur, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri pasi në ambientet e brendshme të hotelit ku ai punonte janë gjetur gjurmë gjaku.

Punonjësi i recepsionit, Eraldo Novruzi rezulton i zhdukur, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është Gerald Shehu.

Ky i fundit në ne vitin 2022 ishte i shpallur në kërkim për ndërtim pa leje ne zonën e Dhërmiut.

Paraprakisht, sipas policisë, dyshohet se autori i kësaj ngjarjeje është arratisur në drejtim të Greqisë./abcnews.al



Skip to toolbar