Zhvarroset një kufomë në Librazhd/ Dyshohet se është këngëtari i zhdukur në 2014 

AKTUALITET


Prokuroria e Elbasanit rihap hetimet për zhdukjen e Renato Hamza këngëtarit të zhdukur në vitin 2014.

Këngëtari njihet ndryshe edhe si  “Reni i Elbasanit”. Sot është zhvarrosur një kufomë në një fshat të Librazhdit që dyshohet se është ai.


Me zhvarrosjen e kryer të mërkurën, tashmë zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa tetë vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut edhe pse dyshimet janë se ai mund të jetë eliminuar nga eksponentë të grupeve kriminale.




Skip to toolbar