“Zhvillimet në veri kanë edhe qëllime ekonomike”, Nazarko: Kosova duhet të bashkëpunojë me NATO-n dhe Shqipërinë

KOSOVA


I ftuar në “Real Story”, analisti Mentor Nazarko ndër të tjera, për zhvillimet e fundit në veri tha se ato kanë edhe lidhje ekonomike, pasi sipas tij atje qarkullojnë rreth 2 miliard euro, të cilat janë të ligjshme dhe të paligjshme.

Po ashtu për “tërmetin” e shkaktuar në Beograd pas ngjarjes së fundit, Nazarko tha se Vuçiç ndoshta do të bëjë zgjedhje të parakohshme për të frenuar rënien e popullaritetit akoma edhe më shumë.

Analisti po ashtu ceku është propozimet e Ramës, për të cilët tentoi të bindë se kryeministri shqiptar nuk flet pa u konsultuar me ndërkombëtarët, duke theksuar se Kosova e ka të nevojshëm tani më shumë se kurrë të bashkëpunojë me NATO-n dhe Shqipërinë.

“Idenë e zgjedhjeve Vuçiç e ka hedhur dhe më para. Zhvillimet në veri i dhanë ndihmë të rifitonte kuota. Nuk e di se në çfarë gjendje është tani. Me gjasë ai beson ndoshta do të duhet ta frenojë tani rënien e popullaritetit.

Kam edhe diçka në lidhje me propozimin e Ramës: Kush mendon se Rama thotë diçka për Kosovën pa u konsultuar me ndërkombëtarët, mendoj që është kritik me karakter subjektiv.

Rama nuk pretendon të thotë diçka të ndryshme nga ajo që thotë, mesatarja e NATO dhe amerikanët.

Së dyti propozimi tij ka edhe elementin e konferencës ndërkombëtare.

Ajo çfarë i ka munguar Kosovës, në atë që ndodhi në Banjskë  dhe në vitet e fundit, ka qenë një qëndrim i distancuar nga ajo që është dominante dhe që frymëzohet nga qeveria.

Është kundërshtuar ndërmjetësimin i Shtëpisë së Bardhë që ka ardhur nga Republikanët, ndërkohë që politika e presidentit Biden për Ballkanin,  ose kohë zv.president ka qenë të ndërmjetësojë BE, po kontestohet edhe ndërmjetësimi i BE, është e vështirë të kuptosh së çfarë kërkon realisht Kosova në këtë situatë.

E dyta, problemi i veriut është edhe civil, mirëpo ju e di më mirë se sa unë, që e para në zhvillimet e veriut të Kosovës, ka edhe qëllime ekonomike, në veri qarkullojnë rreth 2 miliard euro, të ligjshme dhe të paligjshme.

Kush mendon që mund ta administrojë veriun e Kosovës me burime policore, gabon.

Unë habitem se si vetëm fare vonë është publikuar qëndrimi i ish-shefit të shërbimit kroat, i cili thotë kujdes së këtu ka rusë dhe Vuçiç është fajtor që nuk e dinte apo që nuk ndaloi atë që po ndodhte sepse zhvillimet janë jashtë kontrollit.

Kosova nuk mund t’i adresojë problemet e veta pa bashkëpunim me NATO edhe Shqipërinë e vogël me problemet e saj.

Gjatë kësaj periudhe është nxitur një ndjenjë pakënaqësie ndaj ndërkombëtareve. Ajo që ndodhi ne veri, padyshim që nuk do të ishte kaq e suksesshme pa ndihmën e KFOR” tha ndër të tjera Nazarko



Skip to toolbar