Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Karaburunit të enjten duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme kullote në këtë mal, ndërkohë që flakët rrezikojnë edhe pjesën e pyllit të Llogarasë.
Në vendngjarje kanë shkuar specialistë të zonave të mbrojtura të Vlorës, ndërsa zjarrfikësit e kanë të pamundur të shkojnë me automjete deri pranë vatrës së zjarrit për shkak të mungesës së rrugës. Një grup prej tyre është nisur me këmbë drejt vendngjarjes dhe do të përpiqen të shuajnë flakët.
Aktualisht fikja e zjarrit që ka përfshirë kullotat me barë dhe shkurre në këtë zonë po bëhet me mjete rrethanore.