“Paketa Anti-shpifje, ka 100% mbështetjen e OSBE”

AKTUALITET


Kryeministri Rama është pyetur nga gazetarët e huaj në lidhje me paketën anti-shpifje të miratuar nga parlamenti shqiptar dhe që synon të luftojë prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme kryesisht nga mediat online. 

Në konferencë për mediat në fund të seancës së Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, të drejtuar kryeministri Rama një gazetar spanjoll e pyet kryeministrin se si shpjegohet që parlamenti shqiptar miratoi një ligj që është kritikuar nga OSBE. Por kryeministri sqaroi se paketa anti-shpifje ka 100% mbështetjen e OSBE, me të cilën ka bashkëpunuar ngushtë në mënyrë që ligji  të ishte me standardet e kërkuara.


 “OSBE nuk e ka kritikuar ligjin, por ne kemi punuar me ta për një kohë të gjatë që të sigurohemi, që të sqarohemi. Ligji që shkoi në parlament ka 100 përqind mbështetjen e OSBE-së dhe me standardet e saj që të gjejë zgjidhje me ato që ne po përjetojmë në mediat online. OSBE është në harmoi të plotë për këtë ligj”, u shpreh Rama. Opozita në Shqipëri dhe organizatat e gazetarëve e kanë kundërshtuar këtë ligj pasi sipas tyre është një përpjekje për të vendosur censurën.




Skip to toolbar