Një zjarr i madh ka rënë në kodrat e Mallakastrës në afërsi të fshatit Lapulec, ndërsa rrezikohet edhe një fabrikë e prodhimit të vajit të ullirit që ndodhet në zonë.
Prania e erës është duke favorizuar zjarrin duke u përhapur edhe më shumë duke djegur ullishte, shkurre e kullota.
Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për vënin në kontroll të flakëve. Fatmirësisht pranë zjarrit nuk ka banesa që të rrezikohen nga flakët, por vetëm një fabrikë e prodhimit të vajit, e cila ndodhet shumë pranë vatrës së zjarrit. Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.