Një zjarr në bordin e një nëndetëseje ruse i ka marrë jetën 14 pjesëtarëve të ekuipazhit. Bilanci është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Ekuipazhi ishte helmuar nga tymrat ndërsa nëndetësja po bënte matje në ujërat territoriale ruse, të hënën.
Ministria nuk dha detaje për llojin e nëndetëses por mediat ruse raportuan se bëhej fjalë për një mini-nëndetëse bërthamore që përdorej për operacione të posaçme.
Zjarri më pas u shua dhe anija tani ndodhet në Severomorsk, bazën kryesore të flotës veriore ruse.
Ministria e mbrojtjes nuk dha detaje për nurmrin e saktë të anëtarëve të ekuipazhit që ishin në bord në atë kohë. Sipas mediave disa pjesëtarë të ekuipazhit që mbetën të lënduar, u dërguan në spital.
Presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi incidentin si një humbje të madhe për Marinën Ruse dhe shprehu “ngushëllime të sinqerta” për familjet e viktimave. Menjëherë kanë nisur hetimi për ngjarjen e rëndë.