Ekzekutoi dy persona në Itali, kapet pas 21 vjetësh në Elbasan

Më të fundit


Pas 21 vitesh në kërkim nga drejtësia italiane për vrasje të dyfishtë, autori i këtij krimi të rëndë është arrestuar në Elbasan.

Policia e Shtetit bëri me dije se i arrestuari është Sokol Taçe ose (V.D) banues në Elbasan. Operacioni për ndalimin e 50-vjeçarit ka qenë i mirë organizuar për shkak të rrezikshmërisë së lartë ku u angazhuan, policia e antikrimit dhe Interpol Tirana.


50-vjeçari, Sokol Taçe më datë 10.10.1998, në Osio Sotto/Beragamo, në bashkëpunim me P. D., kanë qëlluar me armë zjarri automatikë në drejtim të F. K. dhe A. K., të cilët kanë humbur jetën. Tashmë Taçe pritet që të ekstradohet drejt Italisë.




Skip to toolbar