Zjarri në repartin e kirurgjisë në Shkodër, drejtori i spitalit: S’ka pacientë të lënduar, situata nën kontroll

AKTUALITET


Reparti i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës është përfshirë mesditën e sotme nga flakët. Shkak i zjarrit dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Drejtori i spitalit rajonal të Shkodres, Senad Halluni në një komunikim, theksoi se nuk ka pacientë të lënduar dhe se për vënien në kontroll të situatës është ndërhyrë menjëherë nga ekipet zjarrfikëse.


“Zjarri ka rënë në një dhomë në repartin e kirurgjisë. Zjarrfikësja është lajmëruar në kohë rekord dhe është ndërhyrë menjëherë. Transportimi i pacientëve është bërë menjëherë në pjesën tjetër. Nuk ka asnjë dëmtim të të sëmurëve. Po punohet për gjetjen e shkakut, situata është në kontroll”, ka thënë ai.




Skip to toolbar