Zjarri në Shkodër, në ndihmë vijnë zjarrfikës nga Vau i Dejës dhe Ulqini

AKTUALITET


Zjarrfikës nga Vau i Dejës dhe Ulqini po shkojnë drejt Shkodrës, për të ndihmuar në shuarjen e plotë të flakëve në tregun e rrobave të përdorura.

Me qëllim evakuimin e banorëve dhe krijimin e perimetrit të sigurisë, janë angazhuar maksimalisht shërbimet policore dhe ndërkohë po ndihmojnë zjarrfikësit për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit në tregun me rroba të përdorura.


Shërbimet e Policisë kanë evakuuar të gjithë banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.

Po vijon intensivisht puna për shuarjen e zjarrit.




Skip to toolbar