Zyrtarit serb i refuzohet vizita në Kosovë

KOSOVA


Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se i është ndaluar hyrja në Kosovë, drejtorit i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Serbia vazhdon të sillet në mënyrë destruktrive.


“Pas interesimit të medieve, njoftoj opinionin publik se edhe sonte MPJD ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq (i ashtuquajtur ‘drejtor në zyrë për Kosovën’) për vizitë në Republikën e Kosovës.
Përderisa Serbia vazhdon të sillet në mënyrë destruktive,
Duke vazhduar shkeljet e maltretimet me arrestime arbitrare e mbajtje ilegale të qytetarëve të Kosovës (i fundit javën e kaluar!);
Duke përdorur rrugë të paligjshme dhe klandestine për të futur ‘vaksina’ të dyshimta në Kosovë me qëllim rrezikimin e sigurisë shtetërore dhe shëndetit publik;
Duke tentuar rikthimin e fushatës kundër shtetësisë së Kosovës – së fundmi duke i kërkuar Katarit që ‘të mos lobojë për Kosovën’ duke shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e Washingtonit e të Brukselit;
Duke rritur provokimet, kërcënimet, sjelljet e ulëta, dhe lojërat e ndyra që po sjellin pasiguri dhe destabilizim në rajon e më gjerë!
Andaj, le të qëndrojnë larg Kosovës!”, shkruan Haradinaj Stublla.




Skip to toolbar