’11 maji, udhëkryq që nuk e kemi marrë lehtë’/ Deputeti Majko: Nëse nuk kuptohet si udhëkryq, rrezikohen 70 mandate

Më të fundit


Deputeti socialist Pandeli Majko tha për ‘Real Story’ se 11 maji është një udhëkryëq të cilin nuk e kanë marrë lehtë. Sipas socialistit, nuk e nënvlerësojnë PD dhe opozitën dhe se këto 40 ditë do të jenë një beteëj e vërtetë. Majko tha më tej se nuk e heq mundësinë e fitores së PD.

“Unë nuk e nënvlerësoj PD dhe opozitën, mendoj që 40 ditë do të jenë një betejë e vërtetë e jona. Nuk e heq si mundësi fitoren e PD. Nëse do të humbësh disa vota më shumë, bëj sikur e ke fitoren në xhep. Ne jemi në një situatë shumë herë më të mirë nga pikëpamja e lëvizjeve me kundërshtarëve me ne. Opozita ka hyrë në tre pozicione, nuk ka një ndarje majtas apo djathats por do ndahen pro ose kundër PS.

Kjo e bën delikate betejën. Nuk do ketë votë jo vetëm për Berishën por edhe për lëvizjet e reja. Nëse nuk nuk do bëjmë atë që duhet do thithin votuesit që nuk dijnë cfarë duan. Është udhëkryq dhe po nuk u kuptua si udhëkryq, mund të shkojë që ne mos të kapim 70 mandate. Eksperimentimi i grisë mund ta cojë deri në këtë limit, kjo është arsyeja pse e konsideroj udhëkryq dhe që se kemi marrë lehtë.”



Skip to toolbar