Partia Demokratike Roskovec ka paditur në Prokurorinë e Fierit të gjithë anëtarët e komisioneve në qendrat e votimit të ZAZ nr.60 në procesin e 30 qershorit. Në kallëzimin penal PD ngre akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimin e materialeve zgjedhore dhe rezultatet e zgjedhjeve, shkelje të fshehtësisë së votimit dhe votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar.
Partia Demokratike deklaron se disponon të gjitha provat e këtyre parregullsive gjatë 30 qershorit nga monitorimet në terren dhe fakte të grumbulluara. PD madje akuzon se kandidatja e PS edhe pse e vetmen në garë në kutinë e saj janë shtuar 1200 fletë votimi më shumë se sa persona që kanë shkuar të votonin.
Partia Demokratike në Roskovec ka bërë thirrje që prokuroria të hetojë me profesionalizëm provat dhe të marrë një vendim të paanshëm.
“Prandaj duke deklaruar se në kutitë e votimit ka më shumë fletë votimi se votues, i gjithë procesi është i manipuluar dhe për rrjedhojë rezultati në Bashkinë Roskovec mbetet “Nul”.” – thuhet në deklaratën e kallëzimit penal të PD në Roskovec.