Përzgjedhja e kandidatëve në zgjedhje, Lubonja: Hap pozitiv i PD-së, por nuk mjafton

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në ka komentuar procesin e përzgjedhjes, vlerësimit dhe filtrimit të kandidatëve për deputetë në PD.

Lubonja thotë se në PD nuk duan përçarje, madje as i duhet në këto momente, por i duhet dhe rinovim.


Sipas tij rinovimi duhet të kishte ndodhur më herët dhe jo në momentin kur futesh në zgjedhje.

”Këtu dalim tek ai sqarim që bëri z.Kaso. Ky është dhe një problem. Ju nuk doni përçarje, dhe nuk i duhet përçarje. Nga ana tjetër duhet dhe rinovim, t’i jepej publikut e drejta, pra pastrim.

Problemi i PD është që duhet pastrimi i partisë duhej bërë më herët. Dhe jo kur futesh në zgjedhje.

Ky është një hap pozitiv i PD, por i pamjaftueshëm.”- tha Lubonja.


Përplasjet për listat dhe koalicionet, Ivi Kaso: Ja hapi ynë i fundit

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se është e mundur ndërhyrja në Kodin Zgjedhor për hapjen 100% të listave, por pa prekur koalicionet parazgjedhore.

Sipas Kasos, është e papërshtatshme që të bëhen ndryshime drastike në kod, pasi vendi ndodhet pak muaj para zgjedhjeve.


“Ishte tërësisht e mundur të ndërhyhej në kod, pa prekur koalicionet. Është krejtësisht e papërshtatshme për të bërë ndryshime drastike në Kodin Zgjedhor, pasi jemi pak muaj para zgjedhjeve. Procesi zgjedhor është i komplikuar për t’u organizuar, ka shumë rrota dhe mekanizma të padukshme që vihen në lëvizje nga Presidenti. Nuk është normale, ndaj kemi kërkuar mendimin e ODIHR për të na dhënë një zgjidhje. Është një kërkesë që është refuzuar.

Vazhdojmë i qëndrojmë asaj që kemi thënë. Hapi ynë i fundit është materializimi i asaj që kemi thënë, pasi në dy mbledhjet e dështuara të Këshillit Politik preteksti ka qenë se nuk ka qenë e formalizuar kërkesa jonë. Drafti ynë është shumë i thjeshtë, shumë afër botëkuptimit të njeriut të zakonshëm se si duhet të jenë listat e hapura. Kemi dashur t’i tregojmë mazhorancës që ndërhyrja është e mundshme dhe nuk ka nevojë të prekë pikat e tjera”, u shpreh Kaso.


Votimi brenda PD në Tropojë, Paloka: Sot përzgjedhim mes kandidatëve, nesër bashkë për të zhdukur të keqen!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka komentuar procesin e votimit të anëtarësisë së partisë në Tropojë për të përzgjedhur kandidatët e mundshëm të 25 prillit.

Paloka thotë se deri më tani në Tropojën e Berishës dhe Azem Hajdari ka pjesëmarrje mbreslënëse të demokratëve, ku ndjehet rivaliteti por dhe fryma e besimit të ndryshimit.


Ai shprehet se sot PD përzgjedh kandidatët, kurse nesër do të jenë të gjithë bashkë për të zhdukur të keqen dhe rikthyer besimin.

STATUSI NGA EDI PALOKA
Procesi i konsultimit te antarsise mbi kandidaturat e PD nepermjet votes ne Tropojen e Sali Berishes dhe Azem Hajdarit. Pjesmarrje mbreslenese e demokrateve. Ndjehet rivaliteti por dhe fryma e besimit se ndryshimi eshte i shpejte e ne duart tona.
Sot perzgjedhim mes kandidateve, neser jemi te gjithe bashke per te zhdukur te keqen e per te rikthyer shpresen!


PD nis fushatën elektorale, Bardhi: Votimi i kandidatëve nga anëtarësia hapi i madh i fitores së zgjedhjeve

Ka nisur faza e tretë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. Procesi i votimit të kandidatëve që dolën nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave ka nisur në qytetin e Kukësit ku po zhvillohet votimi për 17 kandidatë nga ky qark ku dalin 3 mandate.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaroi nga Kukësi se PD nis sot fushatën elektorale me një hap të madh për fitoren e thellë të Partisë Demokratike, me hapin e përzgjedhjes së ekipit më të mirë me të cilën ne do t’i prezantohemi qytetarëve.


“Sot, qytetarët shqiptarë me këtë proces që e nisim nga Kukësi, kanë mundësinë të shikojnë dallim midis një partie, Partisë Demokratike, që përzgjedhjen e kandidatëve ia beson qytetarëve dhe anëtarëve të saj dhe partisë së kryeministrit në ikje, që kandidatët i përzgjedh në bashkëpunim me Niçen dhe shokët e tij.

Unë dua t’i bëj thirrje çdo anëtari të Partisë Demokratike, të marrë pjesë në të gjithë Shqipërinë në këtë proces që ndodh për herë të parë në një parti politike, ku vullneti i anëtarëve dhe qytetarëve shqiptarë është ai që do të përcaktojë ekipin të cilin ne do t’i drejtohemi dhe do t’iu kërkojmë votën qytetarëve shqiptarë.

Zëri i tyre, mendimi i tyre në përzgjedhjen e kandidatëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse kandidatë që zgjidhen nga qytetarët me votën e tyre, me vullnetin e tyre, që përzgjidhen nga anëtarët do të jenë pikërisht njerëzit që nesër do të punojnë për interesin e këtyre qytetarëve.

Prandaj, apeli im është për çdo anëtar të Partisë Demokratike të marrë pjesë në këtë proces demokratik, e ripërsëris, që ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe që ndodh vetëm në Partinë Demokratike, duke bërë një dallim të qartë midis nesh, Partisë Demokratike dhe partisë së kryeministrit në ikje.

Unë dua të mbetem tek zgjedhjet, tek mesazhi i çdo anëtari të Partisë Demokratike, të marë pjesë në këtë festë të demokracisë, ku çdo anëtar ka të drejtë të japë me votë vlerësimin e tij për çdo kandidat të përzgjedhur nga strukturat qëndrore të Partisë Demokratike.

Dua të mbetem tek ky proces që është shumë i rëndësishëm.

Është i rëndësishëm jo vetëm për Partinë Demokratike, por është i rëndësishëm për Shqipërinë sepse jep një model demokratik për mënyrën se si funksionon një parti politike.

Do të ishte shumë mirë sikur të gjithë partitë politike në vend të ndiqnin një proces të ngjashëm, që kandidatët të mos i përcaktonte krimi i organizuar, që kandidatët të mos i caktonin paratë e pista të krimit të organizuar, por kandidatët t’i caktonin qytetarët.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për Partinë Demokratike por edhe për Shqipërinë, daj dua që nga Kukësi të ripërsëris vetëm këtë apel: Ftoj qytetarët dhe anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e këtij procesi dhe me zërin e tyre të përcaktojnë ekipin që u sigurojnë fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të ardhshëm”, deklaroi Bardhi.

KANDIDATËT E QARKUT KUKËS
Dega Kukës
1. ADMIR SINAMATI
2. ARBEN CEJKU
3. BASHKIM SHEHU
4. IBRAHIM BRUKA
5. SAHIT PRIZRENI
6. VJOLLCA VATA

Dega Tropojë
1. BESNIK DUSHAJ
2. FERIDE RRAHMANI
3. ISUF ÇELA
4. LUSH SUSAJ
5. MIMOZA HAJDARMATAJ
6. XHEM NEZAJ

Dega Has
1. AVENIR PEKA
2. DEMUSH KASTRATI
3. ELEZ MACI
4. ISMET JAKU
5. ZENEL KASTRATI


“Jam invalid, nuk rrihet më në çadër!” denoncimi i qytetarit të dëmtuar nga tërmeti në Shijak: 8 muaj as pension, as përkrahje,asgjë

Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta që pas tërmetit të 26 nëntorit. Vështirësia në çadër e ka detyruar atë dhe familjrët e tij që të kthehen në shtëpinë e prishur, pasi deri më tani institucionet përkatëse nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje.

Gjatë bisedës me Shefin e kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ai tha se shtëpitë e prishura i ka rregulluar vetë me vëllezërit e tij, sepse deri më tani nuk ka shkuar asnjë ekspert, të paktën për ta vlerësuar. Ai gjithashtu shprehet se shteti ia ka hequr edhe pensionin e invaliditetit që ai kishte 15 vite që e merrte, dhe se ndodhet në gjendje shumë të vështirë ekonomike.


Klodian Luku: Jam Klodian Luku, banor i qytetit të Shijakut. Kam ndenjur katër muaj me familjen, me vëllain 10 vetë atje, 7 këtu, 17. Kemi ndejtur, asnjë gjë s’kemi marrë, asnjë lloj përkrahje. 8 muaj as pension, as përkrahje, as ndihmë sociale asnjë lloj gjëje. Se ku do hamë, se ku do pimë, ja shihe në tokë, asnjë lloj gjëje

Dorian Teliti: Shtëpitë që ke pasur, janë dëmtuar shumë?

Klodian Luku: Shtëpitë po, i kam shtëpitë e dëmtuara tek babi, të dëmtuara janë, i kam bërë vetë me forcat e mia kur ra tërmeti në fillim fare.

Dorian Teliti: Nga shteti, more ndonjë lloj mbështetje?

Klodian Luku: Asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje, s’ben vaki!

Dorian Teliti: As një qind lekësh nuk more?

Klodian Luku: As dhjetë lekë, përkundrazi, kanë refuzuar babin, e kanë përzënë nga bashkia përjashta.

Dorian Teliti: Pse shkoi i takoi babai?

Klodian Luku: Po po me dosje, me gjëra.

Dorian Teliti: Dhe e kanë përzënë?

Klodian Luku: Po asnjë lloj gjëje a ça janë këta DS1, DS2, asnjë lloj gjëje, fare, fare, are… asnjë lloj gjëje. Shih unë jam invalid kam marrë 15 vjet pension. Shih si jam copë-copë, nuk kam se është turp. Ku do shkoj unë? Për punë jam unë? Del ajo ministrja e shëndetësisë dhe thotë të dalin dhe të punojnë ndërtim. Ku do punoj unë ndërtim me këtë këmbë.

Dorian Teliti: Jetoni të gjithë bashkë, jetoni në këto çadra keni ndejtur 4-5 muaj këtu?

Klodian Luku: Kemi ndejt 4-5 muaj këtu. Po! Ku do shkojmë? Ku do mbytemi?!

Dorian Teliti: Po tani ku janë kthyer te shtëpitë e prishur?

Klodian Luku: Te shtëpiat, aty te pallati jemi kthy.

Dorian Teliti: Po pse?

Klodian Luku: Po s’kemi ça… rrihet më këtu?! Të vdes me këtë vapë. Të vdesim? Babi me tension, me diabet, me zemër, ku të vdesim.

Dorian Teliti: Kanë kaluar 11 muaj tani.

Klodian Luku: Asnjë lekë pasha Zotin, se është Zoti më vret. Asnjë lekë, po rrimë vetë!


Listat e deputëtëve/PD sjell Flamur Nokën në Qarkun e Tiranës

Publikimi i listës së kandidatëve të PD për qarkun e Kukësit konfirmoi zërat se ish deputeti i Kukësit Flamur Noka nuk do të kandidojë më në këtë qark. Burime të mirëinformuara pranë PD bëjnë të ditur se ish deputeti Flamur Noka është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës.

Emri i tij është propozuar në të gjitha degët e qarkut Kukës, si dhe në shumë degë të tjera të PD në të gjithë Shqipërinë, por, mesa duket, për Partinë Denokratike kandidimi i ish Ministrit të Brendshëm Flamur Noka është më i vlefshëm në Qarkun e Tiranës.



Fushata elektorale, PD nis votimin e kandidatëve nga anëtarësia. Del lista e Qarkut Kukës.

Procesi qe nis nesër nga Qarku i Kukësit, ndodh për herë te parë në një parti politike dhe për herë të parë në Shqipëri. Anëtarët e PD janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre. Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokraike, në nivel qendor apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe I NËNSHTROHEN KONSULTIMIT ME ANËTARËSINË, është si më poshtë:

Dega Kukës, Qarku Kukës:


  1. ADMIR SINAMATI
  2. ARBEN CEJKU
  3. BASHKIM SHEHU
  4. IBRAHIM BRUKA
  5. SAHIT PRIZRENI
  6. VJOLLCA VATA

Dega Tropojë, Qarku Kukës:

  1. BESNIK DUSHAJ
  2. FERIDE RRAHMANI
  3. ISUF ÇELA
  4. LUSH SUSAJ
  5. MIMOZA HAJDARMATAJ
  6. XHEM NEZAJ

Dega Has, Qarku Kukës:

  1. AVENIR PEKA
  2. DEMUSH KASTRATI
  3. ELEZ MACI
  4. ISMET JAKU
  5. ZENEL KASTRATI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga antarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.


Opozita e bashkuar mblidhet sot në PD, Basha pret aleatët në 15:00

Opozita e bashkuar do të mblidhet sot në selinë e PD. Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë aleatët sot në 15:00 në seli.

Kjo mbledhje vjen pas debateve të ditëve të fundit mbi ndryshimet kushtetuese që mazhoranca do që t’i reflektojë në Kodin Zgjedhor.


Opozita e Bashkuar kërkon që koalicionet parazgjedhore mos hiqen dhe listat të hapen 100%, teksa PS ka në tryezë draftin me lista të hapura por me kushte, si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore por lejimin e atyre me listë të përbashkët, si dhe prag zgjedhor 3%./realstory.al


“Kam frikë me prit dimrin këtu”, denoncimi i qytetarit nga Shijaku: Që tërmetin e parë në shtator bëmë dosjen, ende s’kam marrë asnjë lekë

PD ka publikuar sot një tjetër denoncim të një prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shpëtim Shahini në fshatin Shahinaj në Shijak, thotë se shtëpia ka pësuar dëmtime serioze që në tërmetin e 21 shtatorit. Në vlerësimin e parë, inxhinierët e kishin nxjerrë për shembje, ndërsa në vlerësimin e dytë i kanë thënë që është për DS3.

Në bisedën që pati me Shefin e kabinietit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ai thotë se ndihet i pasigurt në shtëpinë e tij nga dëmtimet që ka marrë banesa dhe ndryshimi i vlerësimit. Ai shprehet se është futur në borxh për të mbyllur letrat e shtëpisë, pasi bashkia i ka kërkuar të paguajë taksat, në mënyrë që të përfitojë dëmshpërblimin dhe se lekët e vlerësimit nuk i dalin as për të larë borxhet.


Shpëtim Shahini: Quhem Shpëtim Shahini, jam banor i fshatit Shahinaj, Njësia Administrative Gjepalaj. Kam një ankesë që më tako me e ba. Që tërmetin e parë në shtator që u tund shpia erdhën, bëmë dosjen gati tu marr shpërblim. Prit shpërblim s’ka, iku shtatori. Erdhi nëntori, më i fuqishëm. Erdhën e panë, këmbëngulën me e bo për shembje se fatkeqësisht ju e shihni.

Dorian Teliti: Pra, s’t’i kanë dhënë lekët që të takojnë?

Shpëtim Shahini: Jo s’i kanë dhënë!

Dorian Teliti: Sepse thonë, paguaj përpara detyrimet që ti ke?

Shpëtim Shahini: Po, po, kusht!

Dorian Teliti: Taksat që ti ke?

Shpëtim Shahini: Po, po, po, kusht! Shkova i qava hallin.

Dorian Teliti: Shpëtim, me sa veta jeton në familje?

Shpëtim Shahini; Unë jam vetë i 5-ti, nusja, çuni dhe dy pleqtë. Pleqtë janë të sëmurë, i kam 80 vjeç, 75-85, me ilaçe janë.

Dorian Teliti: Kush fle në këtë dhomë këtu që muri është…

Shpëtim Shahini: Këtu është çuni.

Dorian Teliti: Këtu fle djali?!

Shpëtim Shahini: Po, po deshe shkojmë te dhoma e pleqve, ta shihni me sytë tuaj, ka rënë tavani në tokë.

Dorian Teliti: Pra, djali fle me këtë murin e çarë te koka?

Shpëtim Shahini: Këtu, këtu. Na ka ardh DS3, çfarë do bëj unë më 5 milion lekë kur 1 milion e 300 mijë unë i kam bërë harxhime. Duhet të zbriten këto se unë s’kam lekë, unë lekët i kam marrë borxh. Me inxhinierë, me taksën, me noterë, me rrugë, me shkuan 1 milion e 300 mijë lekë.

Dorian Teliti: I ke marrë borxh këto lekë?

Shpëtim Shahini: Borxh o vlla, t’i jap me emër po deshe, po s’besove. Si qe kjo punë kshtu ore. Më thuaj ti mua si qe kjo punë kështu, prit e të shohim. Unë kam frik me prit dimrin mje këtë shtëpi ore, me ardh nje furtunë e madhe na ze të gjithë brenda.


PD denoncon kushtet në shkolla: Asnjë masë shtesë, mbi 50 mësues me COVID-19

Për PD, java e parë e vitit të ri shkollor dëshmoi që qeveria ishte e papërgatitur për pritjen e nxënësve dhe të mësuesve në kushte pandemie.

Në një prononcim për mediat nga selia e PD, ish deputetja Albana Vokshi u shpreh se mbi 50 mësues janë me COVID-19, ndërsa shtoi se nuk është marrë asnjë masë shtesë nga qeveria.


“Asnjë nga 103 shkollat e shembura dhe dhjetëra të dëmtuara rëndë nuk ishin gati për rreth 23 mijë nxënës dhe mësues.” theksoi Vokshi.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Java e parë e vitit të ri shkollor dëshmoi që qeveria ishte e papërgatitur për pritjen e nxënësve dhe të mësuesve në kushte pandemie. Edi Rama mashtroi me premtimin për rindërtimin dhe hapjen e shkollave të dëmtuara nga tërmeti në këtë shtator. Asnjë nga 103 shkollat e shembura dhe dhjetëra të dëmtuara rëndë nuk ishin gati për rreth 23 mijë nxënës dhe mësues. Në javën e parë të vitit të ri shkollor doli në pah shqetësimi kryesor i yni dhe i prindërve se në rreth 80% e shkollave nuk ka kushte higjenike dhe infrastruktura e dobët shkollore nuk krijon kushtet për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Kjo ka ndodhur sepse në 8 vjet, investimet e kësaj qeverie në arsim kanë shkuar vetëm për fasadën, asgjë për kushtet reale që ndihmojnë nxënësit dhe mësuesit. 25 milonë euro ka mbledhur Erion Veliaj taksë për infrastrukturën shkollore në Tiranë, por këto para nuk kanë shkuar për përmirësimin e kushteve të shkollave në Tiranë. Me 25 milionë euro duhet të ishin ndërtuar të paktën 10 shkolla supermoderne ose të ishin transformuar dukshëm të gjitha shkollat e kryeqytetit. Këta na rrisin taksat dhe pastaj taksat zhduken pa dhënë askush llogari ku shkojnë.

Qeveria nuk shtoi asnjë qindarkë për të rritur sigurinë e nxënësve dhe të mësuesve. Vetëm nga të dhënat tona, në të gjithë vendin kanë rezultuar të infektuar që javën e parë më shumë se 50 mësues, edukatorë dhe sanitarë. Në Tiranë janë dy shkolla të mëdha me mësues të infektuar. Gjimnazi “Ismail Qemali”, ku nëndrejtoresha ka rezultuar me COVID, duke infektuar edhe 2 mësuese të tjera. Gjithçka është mbajtur e fshehur deri në denoncimin e një mësueseje, ndërkohë që janë testuar një numër i kufizuar mësuesish.

Tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” ka më shumë se 5 mësues të infektuar, por situata kritike mbahet e fshehtë. Tek shkolla “Jerodim De Rada”, 10 mësues janë të infektuar dhe 12 të tjerë të karantinuar.
Në Delvinë janë 3 të infektuar: 1 mësuese, 1 edukatore kopshti dhe 1 sanitare. Në Sarandë janë 9 mësues, edukatorë dhe sanitarë të infektuar. Në Ersekë janë 12 mësues të infektuar. Edhe në Bulqizë janë 4 mësues me Covid, por nuk është urdhëruar pezullimi i mësimit siç parashikonte edhe vetë udhëzuesi i qeverisë. Kushtet janë skandaloze në të gjithë vendin. Në dhjetëra shkolla mungojnë termometrat, si masa më elementare anticovid. Qeveria e Shqipërisë është shumë mbrapa asaj të Kosovës, e cila ka certifikuar të gjitha shkollat e saj. Në Kosovë e dinë se cila shkollë i përmbush kushtet higjeno-sanitare dhe cila jo. Vetë Ministri i Arsimit ka dalë në inspektime që përpara vitit të ri shkollor. Ndërsa tek ne, bëhet vetëm propagandë pa marrë asnjë masë konkrete.

Për mësuesit dhe edukatorët duhet pa vonesë testim masiv. Nuk është një investim i madh në para, janë më pak se 2 milionë dollarë, të cilat sigurojnë testim kombëtar për COVID 19 dhe testim serologjik, nëse mësuesit e kanë kaluar apo jo virusin. Testimi për mësuesit dhe stafin në shkolla
Uji i rrjedhshëm ne shkolla
Termometrat dhe dezinfektantët Maskat falas në shkolla
Marrja e masave për të shmangur grumbullimet e familjarëve
Transporti brenda kushteve të sigurisë janë vetëm disa nga masat më elementare që qeveria duhet të marrë me urgjencë përpara se të jetë shumë vonë. Partia Demokratike do të vazhdojë ta monitorojë më vëmendje situatën kritike në shkolla, jo vetëm nga pikëpamja e shëndetit, por edhe e cilësisë së mësimdhënies. Mungesa e kushteve të sigurisë për shëndetin ka krijuar që tani gropa të mëdha në arsim. Orët e shkurtuara dhe mbingarkesa torturuese për mësuesit janë 2 tregues të rëndësishëm se dijet e fëmijëve në shkolla do të jenë të cunguara.


Skip to toolbar