19 vjet pa licencë, zbulohet biznesi i ushqimit. Iu gjetën minj të ngordhur

AKTUALITET


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 141.6 tonë produkte të pasigurta në biznesin në pronësi të Afrim Bicit, ndërsa i ka bllokuar aktivitetin dhe e ka gjobitur me 3.15 milionë lekë për shkeljet që janë konstatuar. AKU-ja sqaron se subjekti kontrollohej për herë të parë, megjithëse operonte prej 19 vjetësh duke ushtruar aktivitetin për “Tregtimin e artikujve të ndryshëm industrialo-ushqimorë dhe transportin e tyre. Import-eksport , miell, hime, drithëra dhe artikuj të tjerë të ndryshëm” për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike.

“Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, produktet nuk ishin të sistemuara në paleta, por të hedhura/shpërndara në dysheme, konstatohej prania e lagështisë, brejtësve/minj të ngordhur, e merimangave dhe parazitëve të tjerë” thuhet në njoftim.

Sasia e produkteve prej 141.6 tonë përbëhej nga 30 tonë ushqim për njerëz (10.5 ton miell importi turk, 19.5 tonë miell vendi) dhe rreth 111.6 tonë ushqime për kafshë që përdorën për ushqim për njerëz (33.4 ton krunde/hime, 19.8 ton tërshërë, 19.6 ton sojë, 14.8 ton grurë, 10.3 ton miell misri, 5.7 ton grurë, 5 ton misër dhe 3 ton elb).



Skip to toolbar