200 kg dhe 3.3 metra, një peshkaqen i frikshëm kapet në ujërat e Vlorës

AKTUALITET


Një peshkaqen i frikshëm është kapur nga peshkatarët në afërsi të ishullit të Sazanit.

Peshkaqenët po shfaqen vazhdimit në ujërat shqiptare. Së fundmi peshkatarët arritën të kapnin një peshkaqen me përmasa të mëdha në afërsi të ishullit të Sazanit.

Sipas peshkatarëve, peshkaqeni peshon plot 200 kg dhe ka gjatësi 3.3 metra.

Pavarësisht se notojnë në ujërat oqeanikë, disa peshkaqenë shtegtarë futen dhe në ujërat e Mesdheut. Gjatë kësaj periudhe disa peshkaqenë janë kapur në ujërat shqiptare.



Skip to toolbar