Një shumë e madhe parash është bllokuar në aeroportin kryesor të Parisit “Charles de Gaulle”. Shuma e madhe, prej 23 milionë euro ose 15 miliardë franga CFA, që ndodhet e vendosur në një valixhe diplomatike, dukej se kishin si destinacion final Shqipërinë.
Paratë mendohen se kanë dalë nga Mali dhe fillimisht lajmi u publikua nga një media e këtij shteti maliactu.net, në shkrimin e së cilës thuhet se këto para synonin Shqipërinë, e njohur edhe si një parajsë tatimore.
“Valixhja diplomatike përmbante miliona euro ekuivalente me 15 miliardë franga CFA dhe burimet na tregojnë se ishin për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore, ku fondet e pastrimit të parave janë me parashutë. Cili ishte bartësi i bagazheve? Burime nga Mali nuk mund ta japin këtë përgjigje. Megjithatë transaksioni është mbështetur mbi paprekshmërinë e çantave diplomatike, një status ky që shërben si mënyrë keqpërdorimi nga zyrtarët.” – shkruan “Mali Actu”.
Megjithatë Ministria e Brendshme Franceze i është përgjigjur rastit në fjalë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe e cilësoi si “fake news”.
“Policia në kufirin e aeroportit ‘Charles de Gaulle’ nuk ka proceduar në zbulimin e një shume prej 23 milionë euro gjatë ditëve të fundit. Bëhet fjalë për një fake news.”