30 vite nga eksodi, Rama viziton Italinë më 5-6 mars

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama vizitë në Itali më datat 5 dhe 6 mars. Vizita e kryeministrit bëhet me rastin e 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë.

Në fillim të marsit 1991 mijëra shqiptarë u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë.


Qyteti bregdetar i Durrësit, por jo vetëm, nuk mund ta harrojë javën e parë të marsit të 30 viteve më parë, kur porti i qytetit ishte pikënisja e ëndrrës drejt lirisë. Anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë, të tejmbushura nga “guximtarët” e pranverës së lirisë, janë dëshmi e grushtit të fundit të diktaturës.

Vetëm në javën e parë të atij viti, në portin e Brindizit (Itali) janë ankoruar 24 mjete lundruese të madhësive të ndryshme, me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish nga Shqipëria.




Skip to toolbar