900 të plagosur nga tërmeti, vijojnë shtrimet te Trauma

AKTUALITET


Tre ditë pas tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntorit, numri i personave që kanë pësuar lëndime dhe që kanë marrë ndihmë mjekësore ka shkruar në 900.  Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Durrësit dhe të Traumës, në Tiranë janë paraqitur 52 qytetarë të lënduar. Aktualisht janë të shtruar 63 të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar, përveçse një qytetari që paraqitet në gjendje më të rënduar.

Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë, përveç qytetarëve që kanë marrë trajtim në spitale, janë rreth 1107 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti që kanë marrë trajtim në qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti, që kanë qëndruar 24 orë të hapura.


Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë.

Urgjenca kombëtare ka përballuar 5094 thirrje për ndihmë që nga momenti i rënies së tërmetit dhe ka realizuar 1311 misione me autoambulancë.

Ndërkohë të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti janë në gatishmëri të përforcuar.




Skip to toolbar