Mblidhet Këshilli Kombëtar i Punës, Denaj: Lehtësim i efekteve të pandemisë

EKONOMI


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Punës, me përfaqësues të shoqatave të biznesit, partnerët socialë, si dhe përfaqësues të sindikatave.

Gjatë fjalës së saj, Denaj u shpreh se, është i rëndësishëm lehtësimi i efekteve të pandemisë në tregun e punës, si dhe ndërmjetësimi për punë më të denjë.

Mbledhja u zhvillua sipas rendit, si më poshtë:

Informacion lidhur me zbatimin e Ligjit nr. 29/2019 “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

Informacion për procedurën e ndjekur për ratifikimin e Konventës 190 “Për eliminimin e dhunës dhe ngacmimit në botën e punës” të ILO-s.

Informacion lidhur me studimin për sfidat në biznesin e vogël dhe të mesëm për të përballuar situatën e Pandemisë si dhe implementimi i projektit “Fuqizimi i grave kundër Covid -19 në sektorin Fason”.

Informacion për veprimtarinë e Grupit të Punës për përmirësimin e procedurave të ndërmjetësim/pajtimit për zgjidhjen e konflikteve kolektive të punës si dhe rritja e aftësive të Rrjetit Shtetëror të Ndërmjetësimit për arritjen e konsensusit ndërmjet Punëdhënësit dhe Punëmarrësit, etj.



Skip to toolbar