Australia fillon zyrtarisht nga sot vaksinimin e popullatës kundër COVID-19

CORONAVIRUS


Kryeministri australian, Scott Morrison, mori vaksinën kundër coronavirusit, ndersa vendi përgatitet të fillojë me inokulimet këtë javë.

Sipas BBC, vaksinimi i tij u transmetua në televizion të dielën në mënyrë që të ndihmojë në rritjen e besimit të shpërndarjes së vaksinave në të gjithë Australinë.


Vaksinimet zyrtarisht fillojnë të hënën dhe të paktën 60 mijë doza pritet të administrohen javën e ardhshme.

Të shtunën, turma të vogla demonstruesish kundër-vaksinimit u mblodhën për të protestuar kundër nisjes së kësaj fushate.

Morrison ishte pjesë e një grupi të vogël të njerëzve që u vaksinuan të dielën, së bashku me disa punonjës shëndetësorë dhe banorë të shtëpive të kujdesit.

Vaksinimet e para në Australi do të bëhen me atë të vaksinës nga Pfizer-BioNTech, të cilës iu është dhënë miratimi për përdorim.




Skip to toolbar