Përfshihet nga zjarri një qendër shëndetësore në Elbasan

AKTUALITET


Përfshihet nga flakët qendra shëndetësore në Papërr të Elbasanit. Vatra e zjarrit sipas burimeve zyrtare është konstatuar rreth orës 07:50.

Menjëherë është njoftuar shërbimi zjarrfikës i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes.


Paraprakisht vatra e zjarrit është shfaqur te matësi i energjisë dhe ka dëmtuar edhe rrjetin shpërndarës duke shkaktuar vetëm dëme materiale.




Skip to toolbar