Secili në spital, për të plagosurit e vet, sherr mes Spahisë dhe Lleshajt

AKTUALITET


Në përfundim të protestës së opozitës, mbrëmjes e së dielës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar në spital 10 efektivët e plagosur të policisë, të cilët u lënduan për shkak të fishekzjarrëve dhe shashkave të hedhura në drejtim të tyre nga protestuesit e opozitës.

I pranishëm në spital ka qenë ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia i cili ka vizituar 3 protestuar të lënduar.

Gjatë kohës që ministri do të fliste për mediat, ish-deputeti demokrat i ka dal përpara duke e akuzuar për atë se çfarë ka ndodhur në protestën e fundit të opozitës.

Debati

Spahia: Ministri e ka mbushur spitalin me policisë dhe civile dhe ka largu mjekët, ish deputetë përfaqëues të opozitës. Ky është pushteti i sotëm, fytyra e shtetit të ministrit në fjalë, i kanë ditët e numëruara

Lleshaj i drejtohet të largohet

Spahia: Puna ime është t’u pengoj ju të trajtoni shqiptarët si serbë, kjo është puna ime.

Lleshaj: T’ju vijë turp

Spahia: Turp tu vijë ju, shko shifi plagët atyne njerëzve, shko shifi e ke mbushur spitalin me policë

Lleshaj: Me çfarë statusi ke ardhur këtu

Spahia: Me statusin e përfaqësuesit të opozitës, jo me atë opozitë që keni bërë ju. Kur u bëre ti ministër imagjino cfarë statusi duhet, me mu flet ti ashtu, po ik mbaj përgjegjesi. E keni afër fundit, edhe serbët nuk sillen kështu, shiko si i keni bërë

Lleshaj: Kush i ka bërë kështu, dorën tënde të zezë, që ua ke bërë edhe qytetarëve edhe policëve, more i pafytyrë

Spahia: Edhe policët që i lini pa mbrojtje, ca doni mos me protestu njerëzit

Gepostet von Bardh Spahia am Sonntag, 2. Juni 2019


Skip to toolbar