Spahia i përgjigjet Topallit për dhunën: Ja vlen çdo sakrificë

Më të fundit


Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka mbrojtur aksionin opozitar dhe dhunën e ushtruar në shkollën Shejnaze Juka, ku ishte vendosur një KZAZ në Shkodër. Spahia tha se për demokracinë dhe mbrojtjen e  saj ja vlen çdo sakrificë duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte, ish-kryetares e Kuvendit, Jozefina Topalli. Spahia tha se demokratët e vërtetë kanë luftuar me diktaturën e egër për të mos lejuar që vendi të rikthehet në votime monopartiake.

“Një demokrat i vërtetë nuk pajtohet me grushtin e shtetit apo me votimet farës. Shkodranët e vërtetë, demokratët e vërtetë i kanë thënë jo 30 vjet përpara janë përball madje me sakrifica të jashtëzakonshme me diktaturën më të egër ndoshta në botë pikërisht për të fituar të drejtën e votës së lirë, të drejtën e zgjedhjes, dhe në këtë kontekst unë mendoj se qytetarët shkodranë janë më të vendosur se kushdo për të mos e lënë vendin të rrëshqasë drejt diktaturës, për të mos e lënë vendin të rikthehet votimeve pa zgjedhje. Edhe një herë po e them asgjë s’ka më të rëndësishme në një shtet demokratik se sa vota e lirë. Për votën e lirë, ia vlen në fakt çdo sakrificë.”  -tha Spahia gjatë një interviste televizive.


Pas djegies së shkollës në Shkodër, Topalli pati një reagim mjaft të egër kundrejt veprimeve të PD dhe vetë Luzlim Bashës që e kishte çuar partinë në atë gjendje. “Një demokrat nuk djeg as mandate e as shkolla”, tha Topalli në lidhje me dhunën.




Skip to toolbar