‘Mbylle kullën’, zbardhen bisedat që fundosën 3 kontrollorët e arrestuar: Guxim kam, por jo deri këtu

AKTUALITET


Report Tv zbardhur bisedat në grupin e WhatsApp, që kanë fundosën 3 kontrollorët ajror të cilët janë arrestuar si organizator që nxitën pezullimin e punës në Aeroportin e Rinasit.

Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ndikuar te vartësit e tij për plotësimin e formularëve të paaftësisë së përkohshme në punë, fakt të cilin e kanë konfirmuar në polici edhe Emiljanoi Majani, Erion Alibali dhe Erjon Kristafi.

Nga ana tjetër, nga dëshmitë e punonjësve, ka rezultuar se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, të tre të arrestuar, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.

“Mua dhe Lolën na pushuan se kemi dhënë dorëheqjen të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të gjithë bashkë, e prekën fundit”.

Ky është një nga mesazhet e gjetura në aplikacionin WhatsApp, mes Flora Ndreca, një ndër të arrestuarit që komunikon me një punonjës tjetër.

Nga ana tjetër, Muhin Mezini është ai që u ka shpërndarë punëtorëve të tjerë formularin e deklarimit tëqpaaftësisë në punë dhe duke i shpjeguar se si duhet ta plotësonin.

Armando Fezga komunikon me Eldi Dervishin dy ditë më parë, më 6 prill rreth orës 11:34 ku i shkruan:

“Noku ja ka plotësua Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati. Hë në fund do e nisin”.

Në grupin e WhatsApp, një nga kontrollorët i quajtur Hajredini, i shkruan Armandos:

“Po unë them duhet që të bëni dhe tokat, jo vetëm atë”.

Ndërsa Klesti, një tjetër prej kontrollorëve shkruan “Mbylle kullën”.

Hajredini i përgjigjet: “Nuk pi ujë, guxim kam, por jo deri këtu, se ato letra i djeg maksimumi me çakmak mbrapa ndërmarrjes”.

Bisedat në grupin e WhatsApp

6.04.2021, ora 11:34

Armando Fezga: Noku ja ka plotësua Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati. Hë në fund do e nisin

06.04.2021, ora 04:25

Endrit Hajredini: Po unë them duhet që të bëni dhe tokai jo vetëm atë

Klest Dashi: Mbylle kullën

Endrit Hajredini: Nuk pi ujë, guxim kam, por jo deri këtu, se ato letra i djeg maksimumi me çakmak mbrapa ndërmarrjes

06.04.2021, ora 21:12

Flora Ndreca- Gersi Spaho: Mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqje të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin

06.04.2021, ora 10:50

Muhin Mezini i dërgon Olsi Petrit formularin e paaftësisë në punë

Olsi Petrit: Në 12 jam aty

06.04.2021, ora 10:49

Muhin Mezini i dërgon kontaktit të regjistruar me emrin Ezi formularin e paaftësisë në punë

Ezi: E mira është të shkruash me shkurt

Pjesë nga dosja e Prokurorisë për Armando Fezgën: 

Më datë 07.04.2021. në Sekretarinë e Prokurorisë së pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është depozituar materiali kallëzues i dërguar nga shoqëria Albcontrol Sh.A, me anë të së cilës janë kallëzuar penalisht shtetasit Flora Ndreca, Muhin Mezini dhe Armando Fezga si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të tilla si kqyrja e aparatit celular në posedim nga shtertasit Armando Fezga është kontatuar se ky shtetas ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit Whatsapp, me shtetasin Eldi Dervishi të cilit më datë 06.04.2021, ora 11:34, i shkruan “Nokut ja ka plotësu Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati, hë në fund do e nisin”. 

Më pas, në komunikimin në grup të datës 06.04.2021, ora 04:25, kontakti i regjistruar me emrin Hajredini i shkruan shtetasit Armando “Po unë them duhet të bëni dhe tokai, jo vetëm atë”, ndërsa kontakti Klesti shkruan “Mylle kullën”.

Shtetësi Hajredin i përgjigjet “Se nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg Maxi me çakmak prapa ndërmarrjes.”

Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes tyre nga shtetasi Armando Fezga me persona të ndryshëm rezulton se ky shtetas më datë 7 .04.2021 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrollorëve të Albcontrol sh.a në Hotel Airport Tirana.

Gjithashtu nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme në punë, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndësisë së veccantë.

Kryerja e këtyre veprimeve në datat 06.04.2021 dhe 07.04.2021 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin Nënë Tereza, Tiranë, duke mos bërë të mundur uljen dhe ngritjen e avionëve. Këta shtetasë me veprimet dhe mosveprimet e tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë sjellë pasoja të rënda në dëm të shtetasve (udhëtarëve) si dhe personit juridik.  / Report TV



Skip to toolbar