Basha, takim në CDU. Harron protestën, flet për ekonominë

Më të fundit


Gjatë vizitës në Berlin, kryedemokrati Basha është takuar me komisionerin europian për buxhetin, Günther Oettinger, i cili njëkohësisht është zyrtar i CDU-së dhe ka shprehur mbështetjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në këtë takim, sipas një postimi të vet, kreu i PD, Lulzim Basha deklaron se ka folur për angazhimin maksimal për projektet që zhvillojnë vendin, por nuk është ndalur te protestat e dhunshme që opozita po zhvillon në vend dhe që janë dënuar nga faktori ndërkombëtar, pasi mund të ndikojnë në vendimin e BE më 16 qershor.

“Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë, me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther Oettinger. Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqenie, zhvillim ekonomik për qytetarët”, ka deklaruar Basha në postimin e tij.

ATSH ka raportuar në fillim të muajit maj  se Oettinger, si anëtar i CDU dhe komisioner për Buxhetin, ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë në hapjen e negociatave.

Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do…

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 4. Juni 2019

Po ashtu, Basha ka takuar në Berlin dhe zv/Kryekëshilltarin e Kancelares Merkel, Joachim Bertele, ku kreu i PD ka deklaruar se “pavarësisht krizës që po kalon vendi, do bëjmë gjithçka për të hapur rrugën europiane të Shqipërisë”.

Sipas Bashës, muk ka asnjë diskutim që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është  BE. “Mirënjohje  për angazhimin dhe mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë  në  procesin e integrimit Shqipërisë në BE por dhe të ruajtjes së pacenuar të tërësisë territoriale të Kosovës. Tani është koha për të ndalur politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin që për interesat e tyre po kërcënojnë perspektivën europiane dhe paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Basha.

Në qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillohet nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman në Berlin, është angazhimi i Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Ne qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillohet nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin…

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 4. Juni 2019


Skip to toolbar