Shkrumbohen dy makinat e biznesmenit në Elbasan

AKTUALITET


Rreth orës 02:10 të mesnatës së kaluar dy automjete janë përfshirë nga flakët në lagjen “Emin Matraxhiu”, në qytetin e Elbasanit.

Sipas burimeve zyrtare, automjeti tip “Land Rover” dhe automjeti tip “Volskwagen”, në pronësi të Kujtim Kasnecit, ishin të parkuara para banesës së tij, si zakonisht.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa pronari i mjeteve automjeteve ka si biznes një minimarket. Nga hetimi paraprak, bazuar edhe në pamjet e siguruara nga kamerat e shtëpisë së pronarit të automjeteve, që u dogjën, dallohen në oborrin e banesës të paktën dy persona me kapele.



Skip to toolbar