Frrok Çupi në një intervistë në “NewsLine” në ABC News komentoi ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale që më herët u prezantuan edhe nga kryeministri Edi Rama.
Gjatë intervistës, Çupi tha se ndryshimet e reja në Kodin Penal do të sjellin efekte pozitive. Sipas tij, ndryshimet vendosin një raport më të drejtë mes personave nën hetim dhe parimit të prezumimit të pafajësisë.
“Ajo që bën më shumë përshtypje është humanizmi i procesit gjyqësor dhe i ligjit. Po të shohim të gjitha këto që ndodhin paskemi jetuar në kohën e komunizmit. Domethënë u godit frika, dhe frika është shumë e rëndë në raportet me drejtësinë sidomos me prokurorët. Ushtrojnë paditurinë e tyre në fund të fundit. Në sensin e ligjit dhe gjykatës kemi të bëjmë me një sens të veçantë për njerëzit vunerabël për njerëzit e dobët dhe ka një raport interesant me atë që konsiderohet nën hetim dhe ato që janë të pafajshëm. Sepse deri më sot konsiderohesh fajtor sapo shkon letra në prokurori. Pra e gjitha kjo vë në vend tërësisht atë që sa kohë je i pafajshëm je shpallur i pafajshëm dhe kjo është një frymëmarrje”, tha ndër të tjera ai.
Më tej Çupi ngriti shqetësimin lidhur me situatat që janë krijuar, duke theksuar se situata e përndjekjes që përjetohet është e tmerrshme ndërsa bëri apel edhe për ruajtjen e privatësisë.
“Në po përjetojmë situatën e përndjekjes dhe kjo është e tmerrshme dhe ndryshimet në këtë ligj vijnë për të bërë shumë punë. Është e rëndësishme të ruajmë edhe privatësinë”, tha ai.


