Basha: Përgjimet e publikuara nga Bild, radiografia e pushtetit mafioz

Më të fundit


Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar nga Gjermania për përgjimet e publikuara nga gazeta Bild, vetëm një ditë pasi krytedemokrati ka nisur një vizitë në këtë shtet.

“Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës. 6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës”, deklaroi Basha në reagimin e tij.

Sipas Bashës, bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS, për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij, për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërëcënojë për votën e tyre, për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin dhe për t’u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit.

“Përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar dhe që me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi Basha. Pas këtij reagimi, Basha e mbyll me thirrjen se vendi ka nevojë për zgjidhje politike.

Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët…

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 5. Juni 2019


Skip to toolbar