Musta e Cale s`njohin krizën: Flamurtari shkon në Europë!

Më të fundit


Pas fitores me Tiranën, Flamurtari do të presë në shtëpi Teutën. Në javën e parë të fazës së katërt, të dyja skuadrat do të synojnë fitoren. Ilir Daja ka zgjedhur përsëri të mos dalë në konferencë për shtyp, ashtu si para ndeshjes me Tiranën. Këtë të martë, për të folur para gazetarëve, kaun dy futbollistë të tjerë, Emiliano Musta dhe Elton Cale.

Musta – “Fitorja ndaj Tiranës na vlejti shumë, tani ndihemi edhe më mirë moralisht, në prag të një takimi delikat dhe të vështirë si ai ndaj Teutës. Durrsakët luanin për titull deri para pak javësh, por ka bërë disa gabime dhe u rrezikohet edhe Europa, siç thotë renditja. Gjithsesi, do të japim maksimumin, duam fitoren për të shkuar sa më lart“.


Musta është një “ish” i Teutës: “Nuk është ndonjë ndeshje e veçantë për mua, sepse pak lojtarë kanë mbetur nga koha kur luaja unë, ndërkohë që është si një derbi më shumë për faktin se disa lojtarë që kanë luajtur me Flamurtarin tani luajnë në Durrës, duke nisur nga Busic e Bicaj, apo Sidibe e Camara”.

Mesfushori brazilian Elton Cale është i vetmi i huaj i mbetur në Vlorë, pas eksodit të janarit, por përtej problemeve financiare anësori ofensiv mendon për fushën dhe për suksesin e radhës: “Është e vërtetë që kemi humbur shumë lojtarë prej janarit, por nëse një skuadër është e bashkuar si ne, mund të bëjë gjëra të mira. Fituam ndaj Tiranës, tani luajmë sërish në fushën tonë dhe duam të vijojmë me këtë ritëm. Europa? Janë shumë ekipe në garë, por renditja thotë që jemi edhe ne aty”.




Skip to toolbar