Administrata e KQZ zbardh të dhënat e PEI, 17 qytetarë votuan 34 herë në Shkodër

Më të fundit


Pas kërkesës së KAS, administrata e KQZ ka zbardhur përmes kryqëzimit të të dhënave nga pajisja e identifikimit elektronik (PEI) se në zgjedhjet e 25 Prillit, në Qarkun Shkodër, 17 qytetarë dyshohet se kanë votuar 34 herë në Qendra te ndryshme Votimi.

Për shembull, bazuar në të dhënat e detajuara që ofrohen në tabelë, një person ka votuat 7 herë.

Të dhënat e kryqëzuara u ofrohen anëtarëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pasi në mbledhjen e ditës së hënë, dy anëtarët e KAS Ledio Braho dhe Elvis Çefa kërkuan këtë informacion.

Për Qarkun Shkodër, PD ka kërkuar nga KAS shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre, pasi sipas kësaj force poltike, ka dyshime të arsyeshme për shkelje të ligjit. Ankimimi për Shkodrën do vijojë shqyrtimin sot pas ankimimit të Tiranës



Skip to toolbar