Hansi Flick zëvendëson Low në krye të Gjermanisë

BUNDESLIGA


Nuk ka më dyshime, Hansi Flick vendos për të ardhmen e tij duke pranaur ofertën e Federatës Gjermane të Futbollit.

Ish trajneri i Bayern Munich dhe Federata Gjermane bën zyrtare këtë vendim që qarkullonte prej kohësh. Flick do të marrë drejtimin e katër herë kampionëve të botës menjëherë pas përfundimit të “Euro2020”.


Flick zëvendëson në këtë mënyrë Joachim Low, trajnerin më të cilin bashkëpunoi për një kohë të gjatë, të dy ishin në krye të Gjermanisë gjatë triumfit në Kupën e Botës në Brazil.

Flick i jep fund thashethemeve që e shihnin jo në stolin e Kombëtares por në Spanjë ku Real Madrid dhe Barcelona u interesuan për shërbimet e tij.




Skip to toolbar