Holanda, Danimarka e Spanja: “PO” për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë

Më të fundit


Pas “po-së” së Holandës, dy shtete të tjera konfirmojnë po-në për Shqipërinë. Holanda ka konsoliduar zyrtarisht vlerësimin pozitiv të përmbushjes së kushtëzimit për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarêsimit me Shqipërinë edhe me mbështetjen e Parlamentin holandez. Po ajo nuk është e vetme.

Abc ka mësuar nga burime zyrtare daneze se Parlamenti i Danimarkës nuk është bërë pengesë për vendimin pozitiv të qeverisë së Danimarkës lidhur me hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Burime daneze kanë thënë për ABC, se Parlamenti i Danimarkës nuk i është kundërvënë vendimit të qeverisë daneze për dritën jeshile lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë. Në këtë vendim, qeveria daneze mbështet raportin e Komisionit Europian të prezantuar në 12 maj në Këshillin e ministrave të Bashkimit Europian, duke vlerësuar se Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshëm për mbajten e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Gjithashtu, burime zyrtare spanjolle kanë bërë të ditur për ABC qëndrimin zyrtar të Spanjës. Spanja mbështet raportin e Komisionit Europian të 12 majit, sipas të cilit kushtet për mbajten e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri janë përmbushur. Sipas këtyre burimeve, Spanja konsideron se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progrese lidhur me reformat e integrimit dhe meritojnë fiksimin e një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur ( 22 qershor). Spanja kundërshton ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, ashtu si shumë shtete të tjera tê Bashkimit Europian. Burimet zyrtare spanjolle kanë sqaruar për ABC-në, se sipas procedurave të qeverisë spanjolle, Parlamenti i Spanjës njoftohet për vendimin zyrtar të qeverisë spanjolle lidhur me mbajtjen e konferencês së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, por nuk ka mandat specifik dhe paraprak lidhur me marrjen e këtij vendimi.

Edhe nëse arrihet unanimiteti lidhur me vlerësimin pozitiv për Shqipërinë, çështja e aprovimit të kuadrit negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninê e Veriut mbahet aktualisht pezull nga Bullgaria për shkak tê vetos që i ka vendosur Maqedonisë së Veriut. Kjo veto ka të bëjë me pretendime të autoriteteve bullgare për çështjen e gjuhës dhe historisë lidhur me Maqedoninë e Veriut. Pa aprovimin e kuadrit negociues, nuk mund tê fiksohet njê datë pêr mbajtjen e konferencês së parê ndërqeveritare.

Rrjedhimisht, takimi i 22 qershorit, siç e ka njoftuar paraprakisht ABC, nuk pritet të prodhojë vendim lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqveritare. Kjo ka më shumë gjasa tê ndodhë gjatë presidencês sllovene, që merr kryesinë e Bashkimit Europian nga 1 korriku deri në 31 dhjetor 2021.



Skip to toolbar